Ministri Agani priti Ambasadorin e Bullgarisë, Bobi Bobev
Prishtinë, 1 gusht - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, z. Bobi Bobev.
Në këtë takim, Ambasadori Bobev i përcolli Ministrit Agani ftesën e Ministres së Shëndetësisë të Bullgarisë për ministrin kosovar që në fund të shtatorit ose në fillim të nëntorit ta realizojë një vizitë zyrtare në Bullgari.
Gjithashtu, gjatë takimit është biseduar për përgatitjen e Marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë, që do të jetë edhe temë e vizitës së Ministrit Agani në Bullgari, si dhe për procesin e reformave në shëndetësinë kosovare.