28 Prill 2024

Ministri Agani priti aktivistë të shoqatës franceze MHIGE

Prishtinë, 24 prill - Ministri i Shëndetësisë Prof. Dr. Ferid Agani priti sot një grup aktivistësh të Shoqatës Humanitare franceze “MHIGE” (mision Humanitaire Inter Grandes Ecoles), të cilët po qëndrojnë për një vizitë në Kosovë, bashkë me aktivistë të shoqatave të tjera.

Gjatë këtij qëndrimi në Kosovë, aktivistët e kësaj shoqate kanë sjellë një kontigjent pajisjesh mjekësore për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas në vlerë prej 40.000 eurove si dhe janë takuar edhe me zyrtarë të tjerë shëndetësor, ku kanë shprehur gatishmërinë për ndihma të tjera.

Ministri Agani I ka falënderuar ata për donacionin dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe I ka njoftuar ata me aspekte të shtetit të Kosovës dhe sistemit shëndetësor në Kosovë, reformat, sfidat , mundësitë dhe perspektivat. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)