Ministri Agani po realizon një vizitë zyrtare në Turqi
Prishtinë, 26 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht kryetar i Partisë së Drejtësisë, Dr. Ferid Agani po qëndron për një vizitë në Republikën e Turqisë.
Gjatë qëndrimit në Ankara, Ministri Agani mori pjesë në aktivitetet e organizuara nga Partia e Bashkimit të Madh, me rastin e trevjetorit të vdekjes së z. Muhsin Jazixhiollu, themeluesit të Partisë së Bashkimit te Madh si dhe Kryetarit të Parë të Grupit të Miqësisë Kosovë-Turqi në Parlamentin e Turqisë.
Në këtë kuadër, Ministri Agani ka mbajtur një fjalim në një Simpozium shkencor ndërkombëtar kushtuar z. Jazixhiollu.
Gjatë qëndrimit në Turqi, Ministri Agani ka pasur rastin të takojë edhe Kryetarin e Republikës së Turqisë, shkëlqësinë e tij, z. Abdullah Gyl si dhe ka pasur një takim me drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë. Ministri Agani po ashtu ka vizituar Ambasadën e Republikes së Kosovës në Turqi.
Diplomatët e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Ankara kanë shoqëruar Ministrin Agani gjatë tërë kohës së qëndrimit të tij në Ankara.