23 Dhjetor 2024

Ministri Agani po qëndron në Maqedoni

Shkup, 24 tetor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Ferid Agani, udhëhoqi sot delegacionin e Ministrisë së Shëndetësisë, i cili qëndroi në Shkup, duke iu përgjigjur kështu ftesës së Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Todorov, për të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare me titull: “Drogat në burgjet e shteteve të Evropës Juglindore”.

Gjatë qëndrimit në Shkup,Ministri Agani, u takua edhe me Patrick Penninckx, Sekretar Ekzekutiv i “Grupit Pompidou”, një grup i bashkëpunimit i Këshillit të Evropës që merret me aktivitetet  kundër abuzimit të drogave dhe trafikimit të tyre.

Në takim u shpreh gatishmëria për bashkëpunim të ndërsjellë dhe përkrahje te Kosovës në këtë proces të rëndësishëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)