Ministri Agani për vizitë në Turqi
Stamboll, 16 nëntor - Me ftesë të Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale të Republikës së Turqisë Faruk Celik, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, po merr pjesë në \"International Diabetes Leadership Forum-Turkey 2013\".
Takimi i sivjetmë i International Diabetes Leadership Forum po shqyrton rolin e politikëbërjes në menagjimin dhe parandalimin e Diabetit, duke nxjerr në pah ngritjen e vetëdijes rreth ngarkesës që po i bënë Diabeti sistemeve shëndetësore të vendeve në zhvillim.
Me fjalimet e tyre pjesëmarrësëve të profileve të ndryshme nga ato shtetërore deri tek shoqëria civile si nacionale ashtu edhe ndërkombëtare, iu drejtun edhe ish- presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Bill Klinton dhe ish -Sekretari Gjeneral i Kombeve te Bashkuara Kofi Annan.
Në takim po merr pjesë edhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rasiq.