22 Dhjetor 2024

Ministri Agani nisi punën në krye të Ministrisë së Shëndetësisë

Prishtinë, 23 shkurt - Ministri i ri i Shëndetësisë dr. Ferid Agani nisi sot punën e tij në krye të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës.

Ai është pritur sot pasdite në MSh nga Zëvendësministri Nemanja Vujoviq, Sekretari i Përhershëm dr. Ilir Tolaj dhe nga stafi civil i Ministrisë, që i kanë dëshiruar mirëseardhje dhe sukses në punën e tij.

Me fjalët se është kthyer në shtëpinë e tij të vjetër, Ministri Agani tha se e njeh nga brenda shumë mirë sistemin shëndetësor të Kosovës, të cilit tha i duhen reforma sistematike, duke filluar me reforma në financimin e shëndetësisë dhe në segmentet e tjera.

Ministri Agani është njoftuar nga Zëvendësministri Vujoviq dhe Sekretari Tolaj për punët që janë në proces në sektorin shëndetësor, vështirësitë dhe të arriturat, ndërkohë që është shprehur optimist se tani është momenti që përfundimisht shëndetësisë t’i kushtohet një vëmendje serioze dhe të tejkalohen disa probleme që e mundojnë një kohë të gjatë sistemin.

Ministri u shpreh i bindur se në MSH do ta këtë përkrahjen e plotë edhe të shërbimit civil të Ministrisë një pjesë të madhe të cilit i kishte bashkëpunëtorë në periudhën 2002-2004 sa ka punuar në MSH për ndryshime pozitive dhe theksoi se prioritete i tij në muajt e parë do të jetë miratimi i dy ligjeve shumë të rëndësishme: Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore dhe revidimin e Ligjit për Shëndetësi.

Shumë prej ideve dhe koncepteve të tij për shëndetësinë, ai tha se tashmë janë inkorporuar në Programin e Qeverisë së re të Kosovës, me përkrahjen e së cilës, Ministri Agani, vlerësoi se shëndetësia mund të bëjë hapat e nevojshëm pozitiv.

“Sigurisht, do të jetë një rrugë e vështirë, por unë jam i përkushtuar për ta bërë këtë bashkë me bashkëpunëtorët dhe stafin civil të Ministrisë së Shëndetësisë”, theksoi ministri Ferid Agani.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)