Ministri Agani në Lutjen e Mëngjesit në SHBA
Prishtinë, 3 shkurt - Me ftesë të Kongresit Amerikan, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani ka udhëtuar për të marrë pjesë në Lutjen e Mëngjesit në Uashington, si pjesë e delegacionit të Republikës së Kosovës, pjesëmarrës në këtë ngjarje tradicionale në SHBA, që do të mbahet më 6 shkurt 2014 në Washington DC.
Përveç pjesëmarrjes në Lutjen e Mëngjesit, gjatë qëndrimit në SHBA, Ministri Agani do të ketë takime edhe me zyrtarë e lartë të Bankës Botërore, në kuadër të konsultimeve të vazhdueshme dhe mbështetjes që ky institucion është duke i dhënë reformës shëndetësore në Kosovë.
Gjithashtu, Ministri Agani do ta shfrytëzojë këtë qëndrim në SHBA për t\'u takuar edhe me donatorët amerikanë në shëndetësinë kosovare, me theks të veçantë do të jetë takimi me krerët e Fondacionit \"Project Hope\", njërit prej kontribuuesve më të madh amerikan në shëndetësinë kosovare në vitet e fundit.