Ministri Agani flet për reformën shëndetësore në Kosovë
Dartmouth, 13 nëntor - Gjatë qëndrimit të tij në Institutin Dartmouth në SHBA, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, prof. dr. Ferid Agani takoi Dr. Joe O\'Donnell ish -dekan i Fakultetit të Mjekësisë Gesiel të Dartmouthit, Prorektorin për marrëdhënie ndërkombëtare, Lindsay Whaley, Prof. Thomas Luxon- drejtor i edukimit të avancuar në Dartmouth, Dr. David Goodman-drejtor i Qendrës për politika shëndetësore si dhe mikun e kahmotshëm të Kosovës dhe dashamirin e popullit të Kosovës, Dr. James Strickler -ish dekan i Fakultetit të Mjekësisë Geisel.
Ministri Agani iu drejtua auditoriumit të gjerë të Fakultetit të Mjekësisë Geisel me ligjëratën: Zhvillimi i reformave shëndetësore në vendin e dalë nga lufta.
Konkretisht, Ministri Agani ka elaboruar konstituimin dhe realizimin e reformave në shërbimet e shëndetit mendor në Kosovë, ligjëratë kjo që përcoll me shumë vëmendje dhe u pasua me numër të madh të pyetjeve nga publiku i gjerë, studentët dhe mësimdhënësit e fakultetit.
Ministri Agani u është i është drejtuar audiencës në auditoriumin Dickey Center for International Understanding, ku kohë më parë një auditoriumi të gjerë i ishte drejtuar edhe presidentja Atifete Jahjaga, gjatë vizitës së saj në Institutin Dartmouth.