23 Dhjetor 2024

Ministri Agani bashkëbisedon me mantelbardhët e Reçanit

Prizren, 16 prill - Ministri i Shëndetësisë prof. Dr. Ferid Agani, i shoqëruar nga Zëvendësministri i Diasporës Qerim Bajrami dhe deputetët Duda Bale dhe Rasim Demiri vizituan Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Reçan të Prizrenit, një lokalitet ky i banuar nga qytetarë të komunitetit boshnjak.

Gjatë kësaj vizite në këtë QKMF, Ministri Agani është njoftuar nga menaxheri i saj dr. Saud Huduti lidhur më vëllimin e punës që bëhet në këtë qendër dhe nëntë qendrat e tjera të mjekësisë familjare që gravitojnë në kuadër të saj në rajonin e Zhupës dhe me nevojat e saj, përfshirë këtu ato që kanë të bëjnë me  resurset profesionale.

Ministri Agani i ka njoftuar nëpunësit e kësaj QKMF-je dhe  banorë prezentë të kësaj zone në këtë takim lidhur me procesin e filluar të reformave në shëndetësinë kosovare, efektet e së cilës, ka shpjeguar Ministri, do të shihen në kuptimin pozitiv edhe në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Ministri ka shpjeguar se me fillimin e implementimit të Ligjit të ri të Shëndetësisë, do të fillojë zgjidhja e shumë problemeve që janë të trashëguara në sistemin shëndetësor dhe qëllimi I reformës është që të integrojë edhe kujdesin parësor brenda një sistemi unik shëndetësor dhe të reformuar.

Ministri Agani i njoftoi nikoqirët, po ashtu, edhe me ndryshimet që po ndodhin në shëndetësinë kosovare, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me rritjen e buxhetit, që MSh-së do t’i mundësojnë punësimin e 300 mjekëve të rinj gjatë këtij viti, pastaj ndarjen gjatë mandatit të tij të 520 specializimeve për mjekët e rinj, inkuadrimin në punë në gjashtë mujorin e fundit të rreth 150 specialistëve , ndarjen e mbi 4 milionë eurove për  performancën e profesionistëve shëndetësor, hapjen e disa shërbimeve që i kanë munguar shëndetësisë kosovare, etj.

Duke elaboruar në këtë QKMF edhe mundësitë për ndihmë konkrete për të, në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, Ministri Agani tha se sigurimi i përkrahjes për reformën, edhe përmes mbështetjes financiare, do të krijojë mundësi për një perspektivë më të mirë edhe në Kujdesin Parësor Shëndetësor, që është shtylla e sistemit shëndetësor, e konkretisht edhe për banorët e kësaj zone në  ofrim in e shërbimeve më të mira dhe më gjithëpërfshirëse shëndetësore .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)