25 Dhjetor 2024

Miliona euro donacione në shëndetësi

Prishtinë, 8 dhjetor - Miliona euro donacione gjatë vitit 2013 në Qendrën Klinike Universitare. Raportohet se ne këtë qendër kanë hyrë shumë barna, material shpenzues, aparatura dhe pajisje mjekësore, në formë donacionesh.

Shpend Fazliu zëdhënës, njëherësh koordinator për donacione brenda QKUK-së, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se gjatë këtij viti donacionet e dhuruara për këtë institucion kanë qenë të shumta dhe me vlera të mëdha.

"Makina për larje, dezinfektim, makina për sterilizim, makina për larje - tharje dhe hekurosje të rrobave në kuadër të lavanterisë qendrore të QKUK-së. Kjo është dhuruar nga organizata Care for Kosovo Kids, dhe mund të them se është njëri prej donacioneve më të mëdha të dhuruara për QKUK-në këtë vit", shprehet Fazliu.

Ndërsa Faik Hoti drejtor i departamentit për informim në këtë ministri, jep hollësi të tjera. Ai thekson se buxheti për shëndetësi i ndarë për vitin 2013, ka qenë 107 milionë euro, ndërsa vitin tjetër do të jetë 114 milionë euro.

Sidoqoftë, që pas përfundimit të luftës në Kosovë, ka pasur shumë donacione dhe ato nuk janë regjistruar askund.

Autoritetet shëndetësore thonë se gjatë me kohës është zbehur interesimi për të dhuruar donacione, qofshin ato individuale, apo edhe nga organizata të caktuara.

Por, Qendra Klinike Universitare vitin e kaluar ka formuar komisionin brenda këtij institucioni, i cili tashmë monitoron dhe regjistron donacionet. Pramdaj edhe vlera e donacioneve për këtë vit është llogaritur se ka arritur me miliona euro. 


/rel/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)