Meningjiti fungoid kërcënon 7 shtete amerikane
Washington, 7 tetor - Në Shtetet e Bashkuara te Amerikes ka patur këto ditë një numër rastesh të konfirmuara të një epidemie të rrallë të memingjitit fungoid, që dje arriti në 47 të prekur nga kjo sëmundje.
5 persona kanë vdekur nga epidemia, e cila mendohet se është shkaktuar nga inxheksionet steroide për lehtësimin e dhimbjeve, të infektuara nga një tip kërpudhe.
Hetuesit mjekësorë filluan menjëherë investigimet në mbarë vendin dhe zbuluan se qindra njerëz, e ndoshta mijëra kanë bërë inxheksione ditët e fundit në shtyllën kurrizore për dhimbjet në shpinë. Pas kërkimeve intensive, burimi i infeksionit ka dalë se ishte një farmaci të shtetin e Massachusetsit.
Mendohet se më të rrezikuar për tu prekur nga infeksioni janë pacientët nga shtatë shtete amerikane, që kanë marrë inxheksione për dhimbjet e shpinës.