22 Dhjetor 2024

Memorandum bashkëpunimi mes MSH dhe “Project HOPE”

Prishtinë, 22 prill - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, priti sot përfaqësues të lartë të organizatës amerikane “Project HOPE”, me seli në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë takim, në të cilin delegacioni i “Project HOPE” (PH), kryesohej nga drejtori i Programeve të Projektit, Scott Crawford, ministri Bukoshi ka theksuar gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe kësaj organizate, bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit midis MSH dhe “Project Hope”, të nënshkruar muajin e kaluar.

Me këtë Memorandum bashkëpunimi, MSh dhe PH janë pajtuar që të ofrojnë transportin dhe shërbimet e asistencës humanitare në formë të dhurimit të donacioneve farmaceutike dhe pajisjeve medicinale për shëndetësinë kosovare.

Pas takimit me ministrin, përfaqësuesit e Project Hope, në delegacionin e të cilit ishte edhe Katerina Takovska, drejtoreshë e Zyrës së këtij projekti në Shkup dhe menaxheri i programit Dalibor Tasevksi , kanë biseduar me anëtarë të kabinetit të Ministrit Bukoshi dhe përfaqësues të departamenteve të tjera për mënyrat e realizimit të marrëveshjes midis MSH-së dhe PH-së.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)