23 Dhjetor 2024

Medikus, ende s'ka vendim për dëshminë e Martit

Prishtinë, 14 maj - Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë Kristina Marti, ka theksuar sot se nuk ka informacione nëse Dik Marti do vijë në Kosovë për të dëshmuar në rastin “Medikus”.

Ajo tha se për këtë duhet të pritet vendimi i Këshillit të Evropës, ku Dik Marti është anëtar.

“Nuk e di nëse ai do të vijë në Prishtinë. Me sa unë e di EULEX-i dëshiron ta ftojë si dëshmitar. Ne do të shohim se çka do të vendosë Këshilli i Evropës rreth imunitetit të  tij”, tha ajo.

Kurse Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi ka bërë të ditur  se ka nënshkruar kërkesën e EULEX-it, që Dck Marti të dëshmojë në rastin “Medikus”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)