22 Dhjetor 2024

"Medicus", vendimi pas 15 ditësh

Prishtinë, 6 janar - Gjykatësi i Bashkimit Evropian, Victor Paradal, ka kryesuar sot seancën dëgjimore për konfirmimin e akuzave të ngritura kundër shtatë kosovarëve, të dyshuar se janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të përfshirë në trafikimin e organeve njerëzore.

Në seancën që u mbajt në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, prokurori i BE-së, Jonathan Ratel, ka thënë se “njerëz të varfër ishin sjellë në Kosovë nga vendet e jashtme, me premtime jo te verteta për të marrë pagesa për veshkat e tyre, organe këto të cilat u janë shitur pranuesve për transplantime të paligjshme”.

Ratel ka thënë se mjeku turk Yusuf Sonmez “ka qenë i përfshirë dhe është pjesëmarrësi kyç në operacionet” që janë bërë në një klinikë private në periferi të Prishtinës, e cila mban emrin “Medicus”.

Pas seancës së sotme, gjykatësi ka 15 ditë për të vendosur nëse aktakuza mund të konfirmohet për të nisur një proçes gjyqësor.

Avokatët mbrojtës të të dyshuarve kanë hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si të paargumentuara.

Madje, sipas tyre, aktakuza "nuk është përpiluar ashtu siç duhet, pasi provat e prokurorisë nuk mjaftojnë për të ngritur një aktakuzë të tillë".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)