Medicai dhuron QKUK-së donacion në vlerë prej 30.000 euro
Prishtinë, 20 shkurt - Klinika e Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht shërbimi i mamografisë është ndihmuar me një digjitalizer nga kompania Medica me seli në Prishtinë.
Ky digjitalizer ka për qëllim leximin e kasetave në mënyrë digjitale si dhe ka printerin i cili mundëson printimin e këtyre filmave me kualitetin më të lartë të mundshëm. Aparatura në fjalë është testuar dhe është në funksion të plotë. Ndërsa vlera e saj është rreth 30 mijë euro.
Përmes kësaj aparature personeli mjekësor do të ketë më të lehtë diagnostikimin e ndryshimeve eventuale që vërehen gjatë leximit të mamogarfisë së gjirit tek pacientet.