26 Dhjetor 2024

Më shumë se 202 mijë pacient shërohen nga COVID-19 në botë

Gjenevë, 2 prill - Numri i personave të shëruar në mbarë botën nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 202 mijë.

Sipas uebfaqes "Worldometer" që përpilon të dhënat rreth rasteve me COVID-19 në mbarë botën, deri më tani gjithsej 202.826 persona janë shëruar nga koronavirusi.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Kinë, gjegjësisht 76.408 persona.

Pas Kinës vijojnë Spanja me 26.743, Gjermania me 19.175, Italia me 16.847, Irani me 16.711, Franca me 10.935 dhe SHBA 8.878 persona.

Ndërkaq në gjithë globin janë mbi 48,311 viktima dhe mbi 950,708 të prekur me koronavirus.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)