25 Dhjetor 2024

Më 2013 pati 1211 vdekje dhe vetëm 14 autopsi

Prishtinë, 9 shkurt - Gjatë vitit të kaluar, në repartet e QKUK-së në Kosovë janë konstatuar 1211 vdekje të pacientëve, e vetëm 14 prej tyre iu është bërë autopsia.

Prej 1211 vdekjeve të konstatuara në repartet e QKUK-së, gjatë vitit 2013, vetëm për 14 prej tyre u është bërë autopsia, shkruan gazeta “Zëri”.

Me gjithë dyshimet se shumë pacientë vdesin për shkak të gabimeve, apo neglizhencës së mjekëve, numri i autopsive që kryhet në këtë qendër po bie nga viti në vit.

Shumica e qytetarëve i marrin të afërmit e tyre të vdekur në këtë qendër pa kërkuar autopsi.

Numri i autopsive në vitin 2011 ishte 35, në vitin 2012 ka rënë në 21, ndërsa në vitin 2013 në 14 autopsi.
 

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)