Mbyllet konkursi për drejtorë të klinikave në QKUK
Prishtinë, 15 qershor - Të premten është mbyllur konkursi publik për zgjedhjen  e  drejtorëve të klinikave të Qendrës Klinike Universitare (QKUK).
Sipas ligjeve në fuqi pas mbylljes së konkursit do pritet edhe 4 ditë  për aplikacionet që vijnë me postë, pastaj do pasoj formimi i  komisionit nga ana e drejtorit ekzekutiv për përzgjedhjen e drejtorëve të klinikave, bazuar në  Statutin e QKUK-së.
 Konkursi publik me  nr.3080  ishte shpallur me  datë 13.05.2010 në mediat e shkruar dhe në ueb faqen e QKUK-së, ku ishin kërkuar 19 drejtorë klinikash, 1 zëvendësdrejtor ekzekutiv, 1 shef i pajisjeve mjekësore. 
Në bazë të nenit 4 shkronja (g) e Urdhëresës Administrative nr.2003/2, për shkak të mosarritjes së një numri të balancuar të kandidatëve sipas përfaqësimit etnik dhe gjinor, afati ishte zgjatur edhe për 15 ditë të tjera. Prandaj, ky konkurs ishte  vazhduar  deri më 11.06.2010. 
















