Mbrojtja e vajzave nga kanceri i mitrës
Rastet më të shumta të kancerit në mitër shkaktohen nga disa lloje virusi të papilomës ose HPV, që transmetohet perms rrugëve seksuale. Dr. Seth Berkley thotë se kjo sjell pasoja të rënda.
Çdo dy minuta një grua vdes nga kanceri i mitrës. Kjo sëmundje është më vdekjeprurëse sesa lindja. Rreth 275 mijë gra vdesin nga kanceri cdo vit, 85 për qind e tyre në vendet në zhvillim. Ky kancer po përhapet gjithnjë e më shumë. Prandaj nëse nuk ndërhyhet, deri në vitin 2030 do të jenë 430 mijë vdekje në vit.
Dr. Berkley, presidente e Aleancës GAVI sqaron disa keqkuptime për këtë kancer.
Një nga gjërat interesante është se kanceri konsiderohet një sëmundje jo e transmetueshme dhe sigurisht ky është keqinterpretim. Megjithëse kanceri është një sëmundje që sigurisht shpesh shkaktohet nga abnormalitete gjenetike ose të një lloji tjetër, një pjesë më e madhe e kancereve në fakt janë ngjitës. Keqkuptimi tjetër është se ne mendojmë se kanceri është sëmundje e botës së zhvilluar, kur në fakt ka një numër shumë të madh rastesh në botën në zhvillim.
Shumë vaksina u bëhen foshnjave ose fëmijëve të vegjël. Vaksina HPV është për vajzat nga mosha 9 deri në 13 dhe është efektive vetëm nëse dikush nuk është prekur ende nga virusi.
Nëse dikush infektohet, virusi mund të shkaktojë ndryshime mikroskopike në nivelin qelizor. Një analizë PAP e mitrës mund ti diktojë këto ndryshime, megjithatë kjo analizë mund të mos jetë në dispozicion të grave në vendet në zhvillim.
Në raste të tilla, krijohet kanceri dhe metastazat përhapen. Kur kanceri rritet, fillojnë simptoma të tilla si hemorragji, dhe kur shtohen metastazat fillon dhimbja, sepse ka prekur organet e tjera. Kur fillojnë të shfaqen simptomat, kanceri është përhapur dhe është vështirë të trajtohet me operacion.
Aleanca ka zgjedhur 8 vende në zhvillim për të filluar përdorimin e vaksinës HPV: Gana, Kenia, Madagaskari, Malavi, Nigeri, Sierra Leone dhe Tanzania në Afrikën nënsaharaiane dhe Laosi në Azi.
Vaksina do të bëhet si pjesë e programeve shkollore. Por dr. Berkely thotë se duhen bërë përpjekje për të gjetur edhe ato vajza që nuk janë në shkollë.
Deri në vitin 2015 ne kemi në plan të mbështesim 20 vende me vaksina për rreth 1 milion vajza. Deri në vitin 2020 shpresojmë të kemi vaksinuar 30 milionë vajza në 40 vende.
Aleanca GAVI është një bashkëpunim publik dhe privat, që përqendrohet tek qasja më e madhe e vaksinave në vendet në zhvillim. Negociatat me kompanitë farmaceutike kanë filluar për koston e një doze vaksinimi për HPV-në.