Mbi 600 te infektuar dhe 27.417 persona te vdekur nga koronavirusi
Gjenevë, 28 mars - Numri i rasteve i personave të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) në gjithë botën ka arritur në mbi 600 mijë, deri sa kanë vdekur 27.417 persona.
Gjithsej 600.787 raste janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, njofton faqja e internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA me 104.256 e cila ndiqet nga Italia me 86.496 raste.
Ndërsa vendet e tjera që kanë tejkaluar shifrën mbi 10 mijë raste janë Kina ku është shfaqur epidemia me 81.394 raste, e cila pasohet nga Spanja me 65.719, Gjermania me 53.340, Franca me 32.964, Irani me 32.332, Britania e Madhe me 14.543 dhe Zvicra me 12.928 raste.
Covid-19, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës deri më tani është përhapur në afër 200 vende dhe rajone në të botës.