23 Dhjetor 2024

Mbi 57 milionë persona të prekurve me COVID-19 në mbarë botën

Prishtinë, 20 nëntor - Numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka kaluar në mbi 57 milionë.

Sipas web faqes së internetit "Worldometer", gjithsej 57.049.907 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 11.981.180 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten India (8.999.049), Brazili (5.952.185), Franca (2.086.288), Rusia (2.015.608), Spanja (1.574.063), Britania (1.453.256), Argjentina (1.339.337), Italia (1.308.528), Kolumbia (1.218.003) dhe Meksika (1.015.071).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,36 milionë njerëz, kurse mbi 39,6 milionë janë shëruar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)