23 Dhjetor 2024

Mbi 55,4 milionë të infektuar me COVID-19 në mbarë botën

Prishtinë, 17 nëntor - Numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka tejkaluar shifrën 55,4 milionë.

Web faqja “Worldometer” publikon statistika të përditësuara të pasqyrës epidemiologjike globale që nga fillimi i pandemisë COVID-19, ndërsa sipas të dhënave më të reja, numri i rasteve të infeksioneve në botë është rritur në 55.349.954.

Deri më tani në botë kanë vdekur 1.333.140 persona nga koronavirusi, ndërsa janë shëruar 38.493.826. Numri i rasteve aktive momentalisht është 15.523.800.

Pandemia e COVID-19 më shumë ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku janë infektuar 11.538.057 persona.

Sipas numrit të të infektuarve, SHBA ndiqet nga India (8.874.290), Brazili (5.876.740), Franca (1.991.233), Rusia (1.948.603), Spanja (1.521.899) dhe Britania (1.390.681), Argjentina (1.318.384), Italia (1.205.881), Kolumbia (1.205.217), Meksika (1.009.396), Peruja (938.268), Gjermania (817.526) dhe Irani (775.121).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)