24 Dhjetor 2024

Mbi 400 milionë veta vuajnë nga diabeti në botë

Gjenevë, 15 nëntor - Më 14 nëntor, që është shpallur edhe si Dita Botërore e Diabetit, Federata Ndërkombëtare e Diabetit publikoi "Hartën e diabetit" më të re, sipas së cilës 382 milionë persona të rritur vuajnë tani nga diabeti.

Sipas vlerësimeve të kësaj Federate, afro 8.3 % e personave të rritur në tërë botën janë prekur nga kjo sëmundje.

Deri në vitin 2035, numri i diabetikëve parashikohet të rritet në 592 milionë. Sivjet afro 5.1 milionë veta kanë vdekur nga kjo sëmundje, me një mesatare një vdekje në çdo 6 sekonda.

Sipas "Hartës së diabetit", Kina ka numrin më të madh të atyre që vuajnë nga kjo sëmundje, dhe pas saj renditen India, ShBA-ja, Brazili dhe Rusia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)