Mbi 3 miliardë të vaksinuar deri tani në gjithë botën
Washington, 30 qershor - Numri i vaksinave kundër koronavirusit, të dhëna në të gjithë botën, ka kaluar 3 miliardë.
Vaksinimi ka nisur në fund të dhjetorit, por është intensifikuar vetëm muajve të fundit.
Sipas llogaritjeve të kompanisë amerikane Bloomberg, 23 për qind e vaksinave janë dhënë në 27 vende të pasura dhe kjo dëshmon pabarazinë në qasjen në vaksina.
Shtetet e Bashkuara kanë dhënë 11.1 për qind të dozave, ndërsa Kina 40 për qind.
Në pjesën më të madhe të Afrikës, norma e vaksinimit është nën 1 për qind, ngjashëm sikurse në vende të tjera të varfra.
“Bota po dështon”, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Ne po përballemi me një pandemi me dy drejtime, të nxitura nga pabarazia”, tha ai.
Paralajmërimi vjen në kohën kur varianti Delta i koronavirusit është duke u përhapur në mesin e njerëzve të pavaksinuar në të gjithë botën, duke detyruar vendet nga Azi-Paqësori deri në Rusi të vendosin ose të zgjasin masat e kufizimit.