25 Dhjetor 2024

Mbi 234 mijë të vdekur nga koronavirusi në të gjithë botën

Prishtinë, 1 maj - Numri i vdekjeve nga lloji i ri i koronavirusi ka shkuar mbi 234 mijë në të gjithë botën, numri i rasteve pozitive llogaritet mbi 3,4 milionë raste pozitive, kurse numri i të shëruarve i ka kaluar 1 milion.

Në Itali numri i personave që kanë ndërruar jetë nga Covid-19 ka shkuar në 27.967, duke u rritur me 285 vdekje brenda një dite.

Francë raporton 24 mijë e 376 vdekje me 289 të reja në 24 orët e fundit. Bëhet e ditur se tek pacientët me Covid-19 do të fillojë të aplikohet trajtimi imunitar me plazmë.

Në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar 26 mijë e 711 vdekje, duke përfshirë edhe 647 ata që kanë humbur jetën në 24 orët e kaluara. Kryeministri Boris Johnson organizoi konferencën e tij të parë për shtyp pas shërimit dhe rikthimit në detyrë.

Johnson e nisi fjalimin me një falënderim për punonjësit e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Angli (NHS).

"Kemi 6 mijë e 33 raste të reja me Covid-19, gjë që e ka çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 171 mijë e 225. Unë kam qenë me shumë, shumë fat. Unë kam marrë kujdesin më të mirë të mundshëm. Për të qenë të sinqertë, është një tragjedi që mijëra njerëz kanë qenë më pak me fat se unë",- tha Johnson.

Gjermania raportoi 6 mijë e 572 vdekje nga koronavirusi i ri dhe numri i turqve që kanë ndërruar jetë në këtë vend për shkak të Covid-19 është rritur në 135. Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me Covid-19 në Gjermani është 162 mijë e 530.

Vendi i Amerikës së Jugut, Brazili ka raportuar 6 mijë e 6 të vdekur dhe 87 mijë e 187 raste pozitive, nga të cilat 45 mijë e 246 janë aktive. Ndërsa numri i të shëruarve deri më tani është 35 mijë e 935, ndërkohë po hetohet shkaku i vdekjes së 1 mijë e 539 personave.

Situata në vendet e Lindjes

Koronavirusi vazhdon të marrë jetë edhe në vendet arabe. Më poshtë vijojnë të dhënat mbi numrin e viktimave dhe rasteve për disa vende:

Egjipt: 392 të vdekur, 5 mijë e 537 raste me Covid-19

Algjeri: 450 të vdekur, 4 mijë e 6 të infektuar

Arabia Saudite: 162 të vdekur, 22 mijë e 753 raste

Marok: 170 të vdekur, 4 mijë e 423 raste

Libi: 3 të vdekur, 61 raste

Irak: 93 të vdekur, 2 mijë e 85 raste

Gaza regjistroi 17 raste pozitive. Ministria Palestineze e Shëndetit deklaroi se burimet shëndetësore kanë mbetur të pamjaftueshme për shkak të bllokadës izraelite.

Malajzi: 102 të vdekur dhe 6 mijë e 2 raste. Vendet turistike dhe ndërtesat zyrtare u ndriçuan me drita blu (nga ora 22.30 deri në orën 1 të natës me orën lokale) për të treguar solidaritet me punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Kjo praktikë do të vazhdojë deri më 3 maj dhe është kërkuar edhe pjesëmarrja e qytetarëve nga shtëpitë e tyre.

Kryeministri Muhyiddin Yasin në fjalimin drejtuar kombit njoftoi rifillimin e të gjithë aktivitetit ekonomik në vend që nga 4 maji me kusht që të respektohen të nivelin maksimal rregullat e higjienës. Kurse për sektorët dhe bizneset që ofrojnë distancë sociale kufizimi do të vazhdojë.

Në kryeqytetin e Kinës, Pekin janë rihapur parqet dhe muzetë, të cilat ishin mbyllur në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (Covid-19).

Në mesin e vendeve turistike që janë hapur ndodhet edhe “Qyteti i ndaluar”, i cili ka një sipërfaqe prej 720 mijë metrash katrorë dhe është një nga sarajet më të njohura në vend.

Në Kinë sot 12 persona janë diagnostikuar me Covi-19, dhe në 16 ditët e fundit në vend është regjistruar ndonjë vdekje për shkak të koronavirusit. Numri i viktimave nga Covid-19 në Kinë është 4 mijë e 633, kurse ai i të infektuarve është 82 mijë e 874.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)