Mbi 2.215 milionë te infektuar me koronavirus në mbarë botën
Prishtinë, 17 prill - Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 2.215 milionë.
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, numri i rasteve me COVID-19 në të gjithë botën ka arritur në 2.215.110.
Vendi me numrin më të madh të rasteve është SHBA-ja me 680.546 raste, e cila ndiqet nga Spanja me 184.948, Italia me 168.941, Franca me 165.027, Gjermania me 138.237 dhe Britania e Madhe me 103.093 raste.
Ndërsa në Kinë janë regjistruar 82.692 raste.
Ndërkohë vendet e tjera që kanë tejkaluar shifrën mbi 10 mijë raste janë radhitur si më poshtë: Irani me 79.494, Turqia 74.193, Belgjika 36.138, Rusia 32.008, Brazili 30.891, Holanda 30.449, Kanadaja 30.106, Zvicra 27.078, Portugalia 19.022, Austria 14.540, India 13.835, Irlanda 13.271, Suedia 13.216, Izraeli 12.855, Peruja 12.491 dhe Koreja e Jugut me 10.635 raste.
Mbi 560 mijë të shëruar nga COVID-19 dhe 150 mije te vdekur në mbarë botën .