Mbi 2 milionë të shëruar nga koronavirusi në mbarë botën
Prishtinë, 21 maj - Numri i të shëruarve pas infektimit me koronavirusin e ri COVID-19 në mbarë botën ka kaluar në mbi 2 milionë.
Gjithsej 2.001.998 pacientë janë shëruar nga virusi në gjithë globin sipas faqes së internetit "Worldometer" e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Shifrat më të larta të të shëruarve janë regjistruar në SHBA me 365.747 të shëruar, Spanja me 196.958, Gjermania me 156.900, Italia me 132.282, Turqia me 113.987, Brazili me 106.794, Irani me 98.808, Rusia me 85.392 , Kina me 78.244 dhe Franca me 63.354 pacientë të shëruar nga koronavirusi.
Deri më tani, në mbarë botën janë konfirmuar mbi 5.069.080 raste me virusin, ndërsa 328.150 njerëz kanë humbur jetën.