24 Dhjetor 2024

Mbi 180 pacientë kërkojnë ndihmë në Institutin e Onkologjisë

Prishtinë, 14 tetor - Në Institutin Onkologjik të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në kuadër të Muajit për luftimin e Kancerit të gjirit, është mbajtur tryezë në lidhje me  ofrimin e shërbimeve onkologjike që ofrohen për pacientët.

Zëvendësministri  i  Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dr. Kadir  Hyseini, kërkoi që të ketë funksionalizim të plotë të konsiliumeve  mjekësore onkologjike në mënyrë që shërbimet mjekësore të jenë sa më të kompletuara, po ashtu  ai kërkoi të shtohen kapacitetet e punës  me aparatin e mamografisë dhe të ketë raportime të rregullta  rreth rasteve të reja me kancer. 

Ai mes tjerash shprehu përkrahjen e Ministrisë së Shëndetësisë për shërbime onkologjike që ofrohen në vend.

Dr. Behxhet Osmani, UD. Drejtor i Institutit të Onkologjisë, tha se në kuadër të Institutit të Onkologjisë brenda dite ndihmën mjekësore e kërkojnë 80-180 pacientë, përderisa 40 të tjerë janë duke kryer rrezatimin në shërbimin e radioterapisë.

Sipas tij, konsiliumet mjekësore funksionojnë çdo ditë dhe për rastet vendosin në mënyrë konsiliare 3 onkologë, e po ashtu ka specialistë të lëmive përkatëse, varësisht nga lloji i tumorit që kanë pacientët.

“Me përkrahjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe QKUK-së, kemi filluar punën me 2 ndërrime, meqë kemi 4 fizicientë, 4 teknikë të radiologjisë  më shumë dhe tani punojmë me 2 ndërrime në radioterapi dhe kimioterapi” u shpreh Dr. Osmani.

Dr. Nexhmedin Shala, ndihmësdrejtor mjekësor në QKUK, theksoi se drejtoria e QKUK-së, ka përkrahur zgjerimin e kapaciteteve të punës në kuadër të Institutit të Onkologjisë.

“ Kërkoi nga drejtori i Institutit të Onkologjisë  të caktoi orarin e mbajtjes së konsiliumeve mjekësore dhe llojin e tyre  dhe të njëjtin ta dërgoi për zbatim, më pastaj ne do të përcjellim mbarëvajtjen e punës në konsiliume”, theksoi dr. Shala.

Dr. Ahmet Brovina, UD. Drejtor i Klinikës së Hematologjisë, theksoi se në kuadër të Klinikës së Hematologjisë ofrohen me sukses shërbimet onkologjike, në konsultim edhe me ekspertët e lëmive përkatëse.

Dr. Elvis Osmani, Koordinator i Bordit  Nacional të kancer regjistrit,  kërkoi që institucionet shëndetësore të raportojnë rregullisht në lidhje me rastet e reja të kancerit. Po ashtu, ai foli për rëndësinë e funksionalizimit të plotë të konsiliumeve mjekësore.

Dr. Arben Kutllovci, UD. Drejtor i Klinikës së Radiologjisë, sqaroi se gjatë këtij muaji po punohet me dy ndërrime me aparatin e mamografisë dhe nuk ka listë të gjatë të pritjes për pacientë.

U diskutua edhe për raportimin dhe mjekimin e rasteve në Spitalet Rajonale, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe  raportet me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)