Mbi 1.5 milionë numri i të shëruarve nga koronavirusi në mbarë botën
Prishtinë, 11 maj - Në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 1,5 milionë numri i personave që janë shëruar pas diagnostikimit me koronavirusi.
Sipas faqes së internetit Worldometer, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, deri më tani betejën ndaj koronavirusit e kanë fituar 1.500.181 persona.
Vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (256.336), Spanja (176.439), Gjermania (145.600), Italia (105.186), Irani (86.143), Kina (78.144) dhe Turqia (92.691).
Virusi i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi.
Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 284.033 njerëz, ndërkohë shifra e rasteve ka arritur në 4.196.193.