Mbi 120 milionë raste me koronavirus në mbarë botën
Prishtinë, 14 mars - Numri i rasteve me koronavirusin në mbarë botën ka shkuar në mbi 120 milionë.
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 120.057.631 raste me COVID-19.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 30.043.662 raste deri më tani.
Pas SHBA-së radhiten India me 11.439.250 raste, Brazili 11.359.048, Rusia 4.380.525, Britania e Madhe 4.253.820, Franca 4.045.319, Italia 3.201.838, Spanja 3.183.704, Turqia 2.866.012, Gjermania 2.569.850, Kolumbia 2.299.082, Argjentina me 2.192.025, Meksika 2.163.875, Polonia 1.889.360, Irani 1.739.360, Afrika e Jugut 1.528.414, Ukraina 1.451.744, Indonezia 1.414.741, Peruja 1.407.963, Çekia 1.392.108 dhe Holanda me 1.151.218 raste.
Për shkak të COVID-19 në të gjithë botën kanë humbur jetën 2.659.836 persona, janë shëruar 96.589.356 të prekur nga koronavirusi ndërsa ende 20.808.439 persona vazhdojnë trajtimin.