Mbi 1 milion të vdekur nga koronavirusi në gjithë botën
Prishtinë, 28 shtator - Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri COVID-19 në të gjithë botën ka tejkaluar mbi 1 milion.
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë gjithsej 1,002,401 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën ndërsa numri i rasteve ka shkuar në 33,307,363.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 209,453 viktima.
Pas saj radhiten Brazili me 141,776 viktima, India 95,574, Meksika me 76,430, Britania e Madhe 41,988, Italia 35,835, Franca 31,727, Peruja 32,262, Spanja 31,232, Irani 25,589.