02 Maj 2025

Mbahet simpoziumi satelitor “Imazheria në traumë”

Prishtinë, 10 tetor - Kosova Open Medical  Club- KOMC, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Fakultetin e Mjekësisë të UP-së, Presbiterian Hosptial nga SHBA, National Institute of Neurology and Neurosurgery nga Meksika, San Rafael Hospital Tunja nga Kolombia, General University Hosptial nga Republika Çeke dhe institucionet e tjera  relevante  vendore dhe ndërkombëtare, organizon Simpoziumin e tretë satelitor, me  temë “ Imazheria  në traumë”.
 
Simpoziumi i fillon punimet sot në Amfiteatrin e  Qeverisë së Kosovës, ( ish- objekti  i Rilindjes). Në këtë  Simpozium do të marrin pjesë ekspertë eminent nga vendet të ndryshme të botës.

Prezent do të jenë edhe dr.  Imet Rrahmani, Ministër i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, prof.dr. Suzana Manxhuka Kërliu, Dekane e Fakultetit të Mjekësisë, zëvendës Ambasadorja e Austrisë, znj.  Vera Fuchs, Ambasadori i Republikës Çeke, Ivo Silhavy, zëvendës Ambasadori i Republikës Çeke, Dusan Kilik, Atashe mjekësore në Ambasadën Amerikane,  Dr Cynthia Townsend dhe personalitete tjera.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)