Mbahet simpoziumi ndërkombëtar "Stimulimi i lehtë në IVF/IVM"
Gjakovë, 11 maj - Organizuar nga Instituti Mjekësor "Fati im" dhe përkrahur nga Shoqata e Gjinekologëve dhe Obsterve të Kosovës dhe Klinika e Gjinekologjisë dhe Obestrikës e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot në Gjakovë i zhvilloi punimet Simpoziumi Ndërkombëtar "Stimulimi i lehtë në IVF/IVM".
Në këtë simpozium me pjesëmarrje edhe të ekspertëve të kësaj fushe nga Gjermania, Danimarka, Mbrëtëria e Bashkuar, Sllovenia, Shqipëria, Belgjika, Holanda, etj., mori pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Prof. dr. Ferid Agani.
Duke përshëndetur këtë aktvitet profesional, Ministri Agani i ka njohur pjesëmarrësit edhe me mundësitë e reja të cilat reforma shëndetësore do t'i hap për profesionistët shëndetësor kosovar, në këtë mes edhe për profesionistët e fushës së obsterikës dhe gjinekologjisë, të cilët do të mund t'i avansojnë shërbimet përmes shërbimit nacional të linjës, që do të krijohet me krijimin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Me punime profesionale, krahas atyre ndërkombëtar, në këtë simpozium u paraqitën profesionistët kosovarë të fushës, si dr. Afrim Muhaxhiri, dr. Selami Sylejmani, etj.