27 Dhjetor 2024

Mbahet simposiumi për avancimin profesional të mjekëvë familjar

Prishtinë, 10 tetor - Shoqata e Onkologëve të Kosovës-SHOK dhe Task Forca Mesdhetare për Kontrollë të Kancerit-MTCC organizon një simpozium me temën: “Roli i Mjekëve Familjar në parandalimin,skrinimin dhe detektimin e hershëm të kancerit, si dhe kujdesi shtëpiak i pacientëve me kancer”.

Ky eveniment organizohet nën ombrellën e Unionit Ndërkombëtar për Kontrollin e Kancerit (UICC).

Simposiumi ka për qëllim ngritjen dhe avancimin profesional të mjekëvë familjar Kosovarë në fushën e Onkologjisë.

Ligjërues në këtë takim do të jenë presidentja Prof. Dr. Nurdan Tozun dhe zëvendëspresidentja, Prof. Dr. Suzana Manxhuka-Kërliu, të “Task Forcës Mesdhetare për Kontrollë te Kancerit-MTCC; profesorë nga Universiteti \"G. D\'Annunzio\" - Chieti-Pescara, profesorë nga Universiteti Mjekësor i Padovas, ekspert nga Instituti Ndërkombëtar i Kancerit \"Regina Elena” – Romë, si dhe ekspertë të shquar vendor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)