25 Dhjetor 2024

Mbahet seminari për ultrasonografinë diagnostike në emergjenca

Prishtinë, 28 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani, mori pjesë sot në hapjen e seminarit të lartë shkencor për  Ultrasonografinë në Departamentin e Emergjencës.

Ministri Agani e vlerësoi këtë seminar që ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale për shërbimet diagnostiko emergjente, të cilat janë shumë të nevojshme për popullatën. “Organizimi i këtij seminari të lartë shkencor reflekton vazhdimin e ngritjes së njohurive tuaja profesionale”, u tha Ministri pjesëmarrësve.

Ministri Agani i informoi të pranishmit për reformat shëndetësore, të cilat janë në proces duke theksuar se ato janë themeli i ndërtimit të qëndrueshëm të shëndetësisë së ardhshme funksionale në vend. Në këtë aspekt, ai paralajmëroi edhe miratimin e Projektligjit për emergjencat mjekësore në Kuvendin e Kosovës.

Prof. Dr. Nxehmi Hyseni, në cilësinë e anëtarit të Komitetit Organizativ, falënderoj ministrin Agani për përkrahjen e vazhdueshme që po u jep profesionistëve shëndetësor. 

Ai tha “ seminari i lartë shkencor mbledh këtu shumë mjekë specialistë të emergjencës dhe mjekë të disiplinave të tjera që merren me Ultrsonografi diagnostiko në Departamentin e Emergjencës, me qëllim që të freskohen njohuritë e tyre me të rejat e fundit në fushën e aplikimit të Ultrasonografisë në këtë fushë të rëndësishme të diagnostikës mjekësore”.

Komiteti organizativ i këtij seminari, është i sigurt se ky kurs do të jetë një platformë e përshtatshme për shkëmbimin e ideve, njohjen e zhvillimeve më të fundit dhe informatave më të reja, veçanërisht në mjekësinë emergjente.

Qëllimi i këtij aktiviteti është që në të ardhmen të ndihmojë pacientët me probleme shumë të vështira, por do të përmirësojnë të kuptuarit të tyre, me procedurat e Ekografisë në këtë fushë.

Në kursin intensiv “Ultrasonografia në Departamentin e Emergjencës”, që është organizuar nga Fakulteti i Mjekësisë, Shoqata e Kosovës për Aplikimin e Ultrazërit në Mjekësi, Departamenti i Emergjencës në QKUK, Klinika e Kirurgjisë Pediatrike në QKUK, Bordi Për Edukim të vazhdueshëm Profesional në Ministrinë e Shëndetësisë, po marrin pjesë dhe po sjellin përvojat e tyre ekspertë shqiptar  që veprojnë brenda dhe jashtë vendit, si në SHBA, Itali si dhe ligjërues nga Shqipëria, Kroacia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)