Mbahet kongresi i parë për trajtimin e hershëm të infarktit të miokardit

Prishtinë, 20 nëntor - Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se sot do te filloj punimet Kongresi i parë ndërkombëtarë për trajtimin e hershëm të infarktit të miokardit.
Në këtë Kongres do të marrin pjesë Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu.
Infarkti miokardial, e njohur në popull si edhe si pika në zemër, është nekrozë e parikthyeshme e muskulit kardiak që shkaktohet si pasojë e një ishemie të zgjatur.
Kjo zakonisht ndodhë si pasojë e mosbalancës të oksigjenit të ofruar dhe të kërkuar.
Prania e enzimeve kardiake në qarkullim është një e dhënë për nekrozën miokardiale.
IM mund të dëmtoj funksionin sistolik dhe diastolik, ose të jetë vendi i zhvillimit të aritmive.