09 Janar 2025

Mbahet konferenca rajonale për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve

Prishtinë, 17 tetor - Shoqata e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës (PRAK) në bashkëpunim me UNDP organizon konferencën rajonale me temë "Mbrojtja e të drejtave të pacientëve-sukseset dhe sfidat".

Konferenca është e para e këtij lloji në Kosovë dhe ka për qëllim të prezentojë praktikën e mbrojtjes së të drejtave të pacientëve në vendin tonë dhe të mundësoj shkëmbimin e përvojave mes vendeve të rajonit në fushën e  mbrojtjes së të drejtave të pacientëve.

Gjithashtu, në këtë takim do të diskutohet institucionalizimi i Avokatit të Pacientëve, praktik kjo e aplikuar në vendet e rajonit dhe Evropës.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të Shoqatave të pacientëve nga rajoni, Institucionet Evropiane që merren me të drejtat e pacientëve, (Rrjeti i shoqatave të pacientëve të Evropës ACN, Forumi Europian i Pacientëve EPF), si dhe Institucionet e Kosovës (Ministri i Shëndetësisë, Institucioni i Avokatit të Popullit, Drejtorët e Spitaleve, Drejtorët e ODA-ve mjekësore, Shoqatat e pacientëve në vend etj.) 

Konferenca organizohet në kuadër të Projektit të Protektorit (zyra e ankesave të pacientëve) i cili zhvillohet nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë në bashkëpunim me UNDP dhe Minsitrinë e Shëndetësisë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)