Mbahet konferenca për luftën ndaj SIDA-s
Washington, 22 korrik - Rreth 25 mijë shkencëtarë për virusin HIV dhe SIDË-n, figura politike e diplomatë janë mbledhur për konferencën e Sidas që do të mbahet në Washington në datat 22-27 korrik.
Uashingtoni është qyteti që përballet me numrin më të lartë të të prekurve nga virusi HIV, i cili shndërrohet më tej në sëmundjen e SIDA-s.
Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, ish presidenti Bill Clinton dhe ish zonja e parë Laura Bush do të flasin në këtë konferencë.
Mes figurave të tjera të larta që janë pjesmarrës renditen presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Ki, si dhe drejtuesi i Microsoftit dhe filantropisti Bill Gates.
AIDS është një sëmundje e cila dëmton sistemin e imunitetit, duke i bërë njerëzit të dobët dhe të prekshëm nga infeksionet dhe sëmundjet e tjera.
Kombet e Bashkuara thonë se 34 milion njerëz jetojnë me virusin HIV/AIDS dhe 1.7 milion njerëz vdiqën nga kjo sëmundje gjatë vitit 2011.
Të premten, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon caktoi Michel Kazatchkine si të dërguarn e tij special për sëmundjen në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore, ku vazhdon përhapja e virusit HIV.