09 Janar 2025

Mbahet konferenca Evropiane e Terapisë së Gjuhës dhe të Folurit

Prishtinë, 6 mars - Për herë të parë në Kosovë Kolegji Heimerer organizon konferencën Evropiane të Terapisë së Gjuhës dhe të Folurit.

Në këtë konferencë do të prezantohen 30 punime shkencore (prezantime orale dhe poster prezantime), poashtu pjesëmarrësit do të kenë mundësi që të ndjekin edhe filmin dokumentar për Disfaginë me temën “Të Jetosh me Disfagi”, si dhe të marrin pjesë në debatin shkencorë të organizuar me ekspertët vendor dhe ndërkombëtar për Logopedinë në Kosovë.

Ekspertët nga Austria, Anglia, Skocia, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova do të sjellin përvojat e tyre në punën me fëmijët që kanë probleme të gjuhës dhe të folurit.

Qëllimi i konferencës është që të sigurojë një forum për të prezantuar punimet shkencore që kanë të bëjnë me gjuhën, të folurit, komunikimin dhe të gjithë faktorët influencues.

Gjithashtu, duke e pasur parasysh faktin që në Kosovë fushat e terapisë së Gjuhës dhe të folurit janë shumë të reja dhe pak të njohura tek audienca, kjo konferencë është platforma e duhur për të diskutuar zhvillimet e fundit në këtë fushë dhe përfundimet e kësaj konference mund të kenë ndikim pozitiv në hartimin e strategjive që promovojnë shkencat shëndetësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)