Mbahen zgjedhjet për Kryetarin e Odës së Mjekëve të Kosovës
Prishtinë, 10 nëntor - Ministria e Shëndetësisë sot organizon Kuvendin inaugurues të Odës së Mjekëve të Republikës të Kosovës dhe zgjedhjen e kryetarit të saj.
Të pranishëm në këtë Kuvend do të jenë edhe përfaqësues së Odave Mjekësore nga vende të ndryshme, në mesin e të cilave edhe Oda Mjekësore e Gjermanisë.
Kuvendi për zgjedhjen e kryetarit të Odës së Mjekëve të Kosovës mbahet sot duke filluar nga ora 10:00 në hotelin Swiss Diamond, në Prishtinë.
Pas zgjedhjes së kryetarit të Odës së Mjekëve të Kosovës, do të ketë edhe një konferencë për media, në të cilën do të flasin Ministri Prof. Dr. Ferid Agani, Prof. Dr. Hysni Bajrami, kryetari i zgjedhur i Odës së Mjekëve dhe mysafir ndërkombëtar.
Në pjesën e dytë të punimeve do të mbahet Trajnimi i II-të: Politika Profesionale e Odës Mjekësore të organizuar nga Shoqata Gjermane Mjekësore- Bundesarztekammer.