22 Dhjetor 2024

Maxhuni: Klinika e Kirurgjisë kryen 90 % te shërbimeve kirurgjike

Prishtinë, 1 mars - Në konferencën  e sotme për media, të mbajtur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), është prezantuar puna e Klinikës së Kirurgjisë, me ç'rast është prezantuar edhe rasti i operacioni të suksesshëm të kryer me laparaskop, ku tek një paciente është hequr cista në veshka përmes metodave laparaskopike.

Prof.dr. Mehmet Maxhuni, Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë, bëri të ditur se në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë, kryhen 90% e shërbimeve kirurgjike që kryhen edhe në shtetet e zhvilluara dhe pacientët nuk kanë nevojë të shkojnë jashtë vendi për intervenime kirurgjike.

Sipas tij, në QKUK, mund të kryhet edhe operacioni i restrikcionit të mëlçisë dhe tumori në rrugor binare, e që  kryhen në mënyrë shumë profesionale, madje më mirë se në klinikat private dhe klinikat e tjera jashtë vendi. 

“Në kudër të Klinikës së Kirurgjisë, ekzistojnë 9 salla të operacionit, shtatë prej tyre për intervenime operative elektive dhe 2 për intervenime emergjente. Vetëm në ambulancat specialistike janë kryer 19.165 kontrolle mjekësore, kurse sa i përket operacioneve në Kirurgji Abdominale janë kryer 693, në vaskulare 353, në Torakale 588, në Plastikë 461, në Laparaskopi 645 dhe në Endoskopi 645 intervenime”, shpjegoi dr Maxhuni. 

Sipas tij, në Klinikën e Kirurgjisë janë kryer edhe 257 gastroskopi, 127 kolonoskopi, 192 ERCP, 55 biopsi, pelipstomi 6 dhe trupa të huaj 6” potencoi ai.

 Me këtë rast, dr Sali Krasniqi, kirurg- laparaskopist, ka prezantuar një rast të suksesshëm me ç’rast tek nj paciente është hequr cista në veshka, pa pasur nevojë të bëhen prerje me operacion.

“Operacioni me laser ka zgjatur 31 minuta, është kryer vetëm me laser, pa u prerë pacientja”, tha dr. Krasniqi.

Sipas tij, me këtë metodë, pacientja të nesërmen është lëshuar në shtëpi, përderisa  në rast se do të operohej me operacion, do të duhej të qëndronte 1-10 ditë në klinikë dhe do të bëheshin shumë më shumë harxhime.

Në kuadër të Kirurgjisë funksionojnë 6 reparte të ndryshme, Kirurgjia Vaskulare, Torakale, Plastike, Abdominale, Endoskopike dhe Kirurgjia Laparaskopike.  Sipas tij, Klinika e Kirurgjisë ka gjithsej 57 mjekë specialistë, 35 prej tyre kirurgë të përgjithshëm , 6 specialistë të Kirurgjisë Plastike dhe rekonstruktime, 10 specialistë të Kirurgjisë Vaskulare dhe 6 specialistë të Kirurgjisë Torakale.

Dr Lulzim Emini, Ud. Drejtorit Ekzekutiv në QKUK, bëri të ditur se po punohet për të krijuar kushte më të mira pune, jo vetëm për Klinikën e Kirurgjisë, por për të gjitha shërbimet në QKUK, përderisa shtoi se sukseset e prezantuar nga Klinika e Kirurgjisë, janë arritur falë bashkëpunim  profesional edhe me klinikat dhe shërbimet e tjera në QKUK.

Ai bëri të ditur se sallat e operacionit janë në proces të renovimit, ku shumica prej tyre ka përfunduar.

Sipas tij, do të synohet që në të ardhmen të përforcohen shërbimet laparaskopike dhe pacientët që mund të operohen me laser, mos të ndërhyhet me operacion kirurgjik.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)