22 Dhjetor 2024

Matkos Pharm oferton në tendera milionësh, me referenca të dyshuara e të falsifikuara

Prishtinë, 20 maj - Rrjeti i OJQ-ve Avonet është duke monitoruar aktivitetet e Prokurimit në fushën e shëndetësisë dhe duke hulumtuar këto aktivitete të prokurimit, ku gjatë monitorimit dhe hulumtimit janë identifikuar disa dokumente të dyshuara për falsifikim dhe nga të gjeturat Avonet ju ka drejtuar institucioneve këtë rast Autoriteteve Kontraktuese duke ju kërkuar të verifikojnë dokumentet të cilat janë të identifikuar.

Këto dokumente sipas Avonet janë disa referenca, të cilat më poshtë keni trajtuar tri aktivitete të prokurimit të cilat janë konfirmuar se OE “Matkos Pharm” shpk me numër unik: 811159624, me seli në Prishtinë, në dosjet e ofertave të këtyre aktiviteteve të prokurimit ka dorëzuar referenca të cilat sipas këtyre përgjigjeve nga autoritetet kontraktuese (institucioneve) janë të falsifikuara.

Në aktivitetin e prokurimit në SHSKUK me titull të aktivitetit të prokurimit: “Furnizim me material medicinal nga lista esenciale” dhe numër të prokurimit: 00220-20-7558-111 është identifikuar në dosjen e ofertës të OE “Matkos Pharm” shpk ka dorëzuar referencën e datës 01.11.2020 (ditë e diele) e cila është e verifikuar se është e falsifikuar duke vendosur logon e institucionit Qendra e Shëndetit Mendor në Prishtinë, kurse vulën e nënshkrimin e zyrtare se Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Pas kërkesës për verifikim nga Qendra e Shëndetit Mendor në Prishtinë duke konfirmuar nga dr. Sami Rexhepi, drejtor i QSHMSHIB Prishtinë se personi i nënshkruar si Selvete Peci nuk është punëtor i Qendrës Shëndetit Mendor dhe nuk është vula e këtij institucioni, po ashtu edhe personi që figuron emri dhe nënshkrimi i saj, në këtë rast të Selvete Peci, e cila në përgjigjen saj ka konfirmuar: “se kjo referencë e figuruar se kontraktori MATKOS përdor me emrin tim është e falsifikuar dmth nuk është referencë e imja”.

Avonet, ka hulumtuar dhe monitoruar edhe aktivitetin në autoritetin kontraktues përkatësisht në Ministrin e Shëndetësisë në projektin me titull: “Furnizim me material laboratorik për testimin për SARS COV-2” dhe numër të prokurimit: 206-20-7645-111, ka dorëzuar dy referenca OE “Matkos Pharm” shpk të lëshuar nga zyra e prokurimit të SHSKUK-së të datës 08.10.2020 dhe pas verifikimit Avonet-I ka pranuar përgjigje nga zyra

e informimit të SHSKUK-së, ku është njofton se zyrtari i prokurimit ka deklaruar se ‘’ dyshimet e njëjta për nënshkrim dhe vulë i kamë edhe unë, dy referenca i ka nënshkrimet e njëjta, me qenë se nënshkrimi im është i gjatë, asnjë herë nuk mund të nënshkruaj të njëjtin 100% si në rastin konkret”,Avonet, konsideron se këto referenca të lartpërmendura janë dokumente të dyshuar dhe që autoritetin kontraktues ka vë nën lajthitje, mashtruar dhe falsifikuar.

Avonet, ka identifikuar se në aktivitetin e prokurimit tek autoriteti kontraktues në Komunën e Suharekës në projektit e aktivitetit të prokurimit me titull: “Furnizim me barëra” dhe numër të prokurimit: 624-21-781-121, ka dorëzuar referencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë me datë: 19.08.2020 dhe numër të dokumentit: 351 dhe pas kërkesës për verifikim nga Avonet-i për të verifikuar këtë referencë të lëshuar nga QKMF, andaj dhe Avonet ka pranuar përgjigjen nga ud. drejtorit të QKMF-së Dr.Sale BYTYQI, ku Juristi i QKMF-së ka konfirmuar se ky dokument nuk është i lëshuar nga QKMF, nuk është një dokument zyrtar dhe janë të gatshëm për bashkëpunim që kushdo që e ka keqpërdorur institucionin e QKMF-së të denohet sipas ligjit.

Po ashtu, gjatë qasjes në dokumente Avonet-it, i është prezantuar edhe dokumenti ku zyra e prokurimit i është drejtuar OSHP, që të shqyrtojë dhe të diskualifikojë operatorin ekonomik nga pjesëmarrja në prokurim publik për një periudhë deri në një (1)vjeçare.

Ku sipas hulumtimit të rasteve se operatori ekonomik “Matkos Pharm” dhe përfaqësuesi i saj ka ra në kundërshtim me ligjet me nr. 06/L-074, neni 415 dhe me neni 390 po ashtu edhe me ligjin me 04/L-042 PËR PROKURIMIN PUBLIK TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS neni 99, andaj Avonet kërkon që të filloj dhe inicioj çdo procedurë ndaj këtij operatori dhe njoftoj po ashtu institucionet tjera që janë zbatues e këtyre ligjeve.

Avonet, konsideron se kjo është një shkelje e rëndë e ligjit të prokurimit publik me nr. të ligjit 04/L-042 dhe Kodit Penal të Republikës së Kosovës me nr. të ligjit 06/L074, andaj Autoritetet kontraktuese duhet të veproj dhe procedurojë për lajthitje dhe mashtrim të anëtarëve të komisionit vlerësues të tenderit dhe falsifikim të dokumenteve.

Avonet kërkon nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës të fillojnë hetimet lidhur me të gjeturat e Avonet në aktivitete e prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë, SHSKUK dhe Komunën e Suharekës.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)