Masat e ashpra të kursimit me ndikim negativ në shëndet
Londër, 29 prill - Hulumtuesit thonë se shkurtimet buxhetore, që kanë për qëllim ringjalljen e ekonomisë globale janë duke pasur ndikim negativ në shëndet si në Evropë ashtu edhe në Amerikën Veriore.
Gjetjet janë publikuar nga hulumtues të Universitetit të Oxfordit.
Pas dhjetë vjet hulumtimesh, është gjetur se masat e kursimit kontribuojnë në rritjen e rasteve të vetëvrasjes, depresionit dhe sëmundjeve infektuese.
Shkurtimet kanë reduktuar qasjen në mjekësi dhe kujdesin shëndetësor.
Në Greqi, për shembull lëvizjet për të shkurtuar buxhetin për parandalimin e HIV-it kanë koinciduar me rritjen e rasteve të AIDS-in në më shumë se 200 për qind që nga viti 2011.