23 Dhjetor 2024

Masat anti COVID s’po respektohen nga vet Qeveria

Prishtinë, 17 shtator - Lëvizja FOL ka mbajtur sot konferencë për media me ç’rast ka shprehur shqetësimin e saj për moszbatim të vendimeve të institucioneve për parandalimin dhe luftimin e Covid-19, nga vetë institucionet publike.

Mexhide Demolli- Nimani, Drejtore Ekzekutive e Lëvizjes FOL tha, ne kemi pranuar informata nga punonjës të institucioneve të ndryshme në nivel qendror, të cilët janë thirrur të dalin në punë me orar të plotë nga data 14 shtator.

“Në anën tjetër, vendimi i datës 1 korrik 2020 i Qeverise së Republikës së Kosovës, me Nr. 11/09, i obligon të gjitha institucionet publike që të punojnë me staf të reduktuar dhe angazhimin e tyre me punë nga shtëpia, si dhe përgjysmimin e personave në secilën zyre,  dhe duke pasur parasysh që ende ka numër të lartë të rasteve me COVID 19, i njëjti vendim ende nuk është shfuqizuar apo ndryshuar”, tha ajo.

Sipas saj, edhe në Vendimin e datës 28 korrik 2020, me Nr. 01/07, në pikën 11 të saj, Institucionet publike obligohen që të menaxhojnë paraqitjen e stafit ne punë në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID 19.

“Për tu mbrojtur nga pandemia COVID 19 dhe për të  parandaluar përhapjen e saj, një ndër masat e përgjithshme është paraparë edhe mbajtja e distancës, e cila është e pamundur  te sigurohet nëse fillohet puna me staf dhe me orar të plotë nëpër institucionet shtetërore, ku numri i të punësuarve është relativisht i madh”, tha ndër të tjera ajo.

Në lidhje me ketë është nxjerrë edhe Manuali për Parandalimin dhe Luftimin e COVID 19, ku ndër të tjera thuhet se  “punëdhënësit duhet të shqyrtojnë mundësinë e zhvillimit të rregulloreve dhe praktikave, siç janë oraret fleksibile (p.sh. puna nga shtëpia, ndërrimet e fuzionuara), për të rritur distancën fizike ndërmjet punonjësve dhe të tjerëve”.

Gjithashtu, në Ligjin për Parandalimin dhe  Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në nenin 10, par. 4 dhe 7, thuhet se: “çdo person, institucion publik, privat apo publiko-privat, kanë për detyrë që të zbatojnë masat e përcaktuara nga organet kompetente, për mbrojtjen nga COVID-19”,  “mos respektimi i masave mbrojtëse përbën shkelje ligjore e cila ndëshkohet me këtë ligj dhe dispozitat ligjore në fuqi”,

Marrë parasysh bazën ligjore në fuqi, vlerësojmë se masat e marra nga Qeveria e Republikës se Kosovës në vendimet e lartcekura nuk janë duke u respektuar nga institucionet përkatëse, tha Demolli-Nimani.

Erblin Hoxha Koordinator në Lëvizjen FOL, tha se kemi pranuar raportime nga punonjësit e institucioneve publike të cilët përmes email-ave janë njoftuar nga zyrtaret përgjegjës për rikthimin e tyre në vendin e punës me orar të plotë që nga e hëna e kësaj jave.

Duke qenë se hapësirat e këtyre institucioneve nuk janë të bollshme në krahasim me numrin e lartë të të punësuarve, ministritë nuk i përmbushin standardet për distancë fizike, tha ai.

Edhe pse statistikat për dënimet e shqiptuara ndaj qytetareve dhe bizneseve janë publiku, e ku janë mbi 18 mijë dënime të shqiptuara për mos mbajtje të maskës, apo distancës, ne nuk kemi shifra sa i përket dënimeve të shqiptuara për personat zyrtar apo institucionet publike për mos-respektim masave anti-COVID, tha Hoxha.

Lëvizja FOL e sheh si shqetësuese vendosjen e standardeve të dyfishta, ku institucionet publike gjobisin qytetarët për mos-respektim të vendimeve të qeverisë dhe udhëzimeve te institucioneve publike, ndërsa vet institucionet duket që në heshtje kanë vendosur të mos i respektojnë ato.

Si të tillë, ne e vlerësojmë si të paligjshme vendimin e disa institucioneve publike për rikthim në punë të të gjithë stafit, me orar te plotë, pa vendim zyrtar.

FOL kërkon nga:

1. Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë duhet të limitoj kohën deri kur vendimet për kufizimet e tilla janë në fuqi apo kur duhet të rishikohen, si dhe të adoptojnë vendimet qeveritare sipas ligjit të ri për parandalimin e pandemisë.

2. Qasja në informata të sakta duhet të jetë më e lehtë dhe i gjithë procesi të jetë me transparent

3. Institucionet publike duhet te kenë koordinim me të mirë në mes tyre, në mënyrë që trajtimi i zyrtareve civil në institucione publike të mos jetë i bazuar në preferencat individuale të udhëheqësve të atyre institucioneve, por të jetë uniform për të gjithë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)