27 Dhjetor 2024

Masa globale kundër përhapjes së Ebolës

Londër, 11 tetor -  Epidemia e Ebolës ka nxitur një përgjigje globale, në përpjekje për zbulimin e rasteve dhe për ta luftuar atë.

Britania do të fillojë të shtojë monitorimin e pasagjerëve që vijnë nga Afrika Perendimore në të dy aeroportet e Londrës dhe stacionin Eurostar të trenit, ndërsa në Maqedoni u njoftua një vdekje e dyshuar nga Ebola e një britaniku.

Nuk dihet në se ai ka qenë në Afrikë para se të shkonte në Maqedoni. Një infermiere në Madrid, thuhet se është në gjendje të rëndë dhe se po trajtohet për sëmundjen.

Në një takim për Ebolën në Bankën Botërore në Uashington të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon tha se bota ka nevojë për shumëfishimin e përpjekjeve për përballimin e epidemisë së Ebolës në Afrikën Perëndimore.

Shtetet e Bashkuara do të fillojë të shtunën monitorimin e pasagjerëve që vijnë nga Guinea, Liberia dhe Siera Leone në aeroportin JFK të qytetit të Nju Jorkut. Monitorimi do të fillojë javën e ardhshme edhe në katër aeroporte të tjera të vendit.

Ebola ka shkaktuar vdekjen e gati 3 mijë e 900 personave në Afrikën Perendimore dhe raste të veçuara të saj janë zbuluar  edhe në disa vende të tjera përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)