Maqedonia mbyll shkollat dhe institucionet parashkollore shkaku i koronavirusit
Shkup, 11 mars - Ministria e Arsimit në Maqedoninë e Veriut ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe të institucioneve parashkollore në të gjithë vendin, duke filluar nga sot si pjesë e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Po ashtu, ndeshjet sportive do të luhen pa praninë e tifozëve. Në këtë vend janë regjistruar shtatë raste me virusin COVID 19, në mesin e tyre një mjeke që kishte vizituar Italinë.
Të gjithë pacientët janë në gjendje të qëndrueshme, sipas autoriteteve.