09 Janar 2025

Mamogrami përsëri në pikëpyetje

Kopenhagë, 11 janar - Një studim i ri arrin në përfundimin se një në tre gra të diagnostikuara me kancer në gji nga mamogrami kanë marrë trajtim, pa qenë e nevojshme.

Kjo gjetje përforcon edhe një herë pikëpyetjen lidhur me rolin e mamogramit në përcaktimin e rasteve të kancerit.

Studimi u krye në Danimarkë dhe u botua në revistën \"Analet e Mjekësisë\". Në studim thuhet se mamogrami në një të tretën e rasteve dallon rastet e tumoreve beninje, jo vdekjeprurëse dhe nuk dallon rastet e avancuara të kancerit.

Idhtarët e mamogramit thonë se analiza shpesh u shpëton jetën grave, duke ndihmuar në trajtimin e tumoreve në fazat e para të sëmudnjes. Por kundërshtarët thonë se rrezatimi i panevojshëm mund të shkaktojë raste të reja kanceri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)