22 Prill 2025

Mamitë nga Kosova dhe Zvicra bëjnë shkëmbim përvojash

Prishtinë, 8 prill - Shoqata e Mamive të Kosovës dhe grup i Mamive  “FamilyStart” nga Zvicra, bëjnë shkëmbim përvojsh.

Mamia, Sadije Llalloshi përmes një ligjerate Mamitë e Kosoves prezentojnë rolin e Mamive në Kosovë nga vitet 1980. Përmes kësaj u dha mesazhe shumë të rëndësishme për Rolin dhe Kujdesin që e ofrojnë ndërsa Elena Reusser  me temen Fillimi i Familjës-Fillim i Sigurtë në jetë.

Dr.Curr Gjocaj,Drejtor i SHSKUK- një një fjalim tha se “ Mamia” është edhe “Mjek” dhe se tërë kohën është me pacientë” Shprehi mirënjohjen për bashkpunim mes shoqatës së Mamive të Kosovës dhe Grupit të Mamive nga Zvicra.

Magbule Elezi, drejtoreshë ekzekutive e SHMAKS-it përmes një fjalimi tha” Ardhja e Mamive nga Zvicra përveç që na gëzon, na mundëson edhe shkëmbimin e përvojave gjë që ne e çmojmë shumë. Ligjeratën të cilen përmes transmetimit të Telemjekësisë kanë mundësi ta përcjellin të gjitha Mamitë e Kosovës dhe besoj që ne sot po e përcjellim mesazhin shumë të fuqishëm në përmbushjen e Misionit tonë” Fuqizimi i Rolitë të Mamisë në Kosovë.

Pas përfundimit të ligjeratave dhe diskutimeve SHMAKS-i bashkë me grupin e Mamive nga Zvicra vazhdojnë të vizitojnë QMG-në (Qendrën për Mirëqenien e Gruas) në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)