Lluka kërkon nga OEAK të sjell investitorë amerikan në Kosovë
Me këtë rast, Ministri Lluka ka vlerësuar rolin e OEAK në mbështetje të bizneseve përmes pjesëmarrjes aktive në proceset e hartimit të politikave dhe legjislacionit, duke theksuar se bashkëpunimi mes OEAK dhe MZHE do të vazhdojë edhe më tutje.
Ministri Lluka kërkoi që Oda Amerikane të jetë urë ndërlidhëse e bashkëpunimit në mes kompanive Amerikane dhe investitorëve të fuqishëm në interes të Kosovës dhe MZHE-së.
Kreu i MZHE-së është ndalur te rëndësia e zhvillimit të sektorëve strategjikë si energjia, minierat, teknologjia e informacionit dhe ndërmarrjeve publike, si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Nga ana e tij, Drejtori Ekzekutiv i OEAK, Arian Zeka ka falënderuar Ministrin Lluka për gatishmërinë për të avancuar më tej bashkëpunimin mes dy institucioneve në funksion të përmirësimit të mjedisit për zhvillimin e bizneseve, përkatësisht zhvillimin ekonomik.
Ndër temat tjera që u diskutuan ishte edhe furnizimi i rregullt dhe stabil me energji, zhvillimi i BRE-ve dhe rritja e Efiçiencës së Energjisë.