Little People of Kosova kërkuan mbështetje për punësime
Prishtinë, 13 prill - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, priti sot në takim një delegacion të organizatës Little People of Kosova, të kryesuar nga menaxherja e saj, znj. Hiljmnijeta Apuk.
Në këtë takim është biseduar për nevojat që kanë personat me aftësi të kufizuara dhe mundësitë e zgjerimit të përfshirjes së tyre në jetën shoqërore dhe në aktivitete të ndryshme.
Ministri Bukoshi ka thënë se do të shoh se cilat janë mundësitë që kjo kategori e qytetarëve të vendit të ndihmohet në forma të ndryshme, ndërsa i ka inkurajuar përfaqësuesit e Little People of Kosova që të vazhdojnë të jenë pjesë aktive e shoqërisë edhe përmes aktiviteteve të ndryshme.
Në këtë aspekt, përfaqësuesit e kësaj organizate kanë kërkuar mbështetje për punësime të ndryshme, përkrahje të aktiviteteve të tyre për barazi dhe kundër diskriminimit dhe në fushata të tjera që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës së kësaj kategorie.